
Italia ka shpenzuar 300 mijë euro vetëm naftë, për të sjellë në Shqipëri 16 emigrantët që tani po kthehen sërish mbrapsht.
Vetëm pak ditë pasi u duk sikur kryeministrja, Giorgia Meloni ia hodhi të shuante zërat e kritikëve për kampet në Shëngjin, duke sjellë 16 emigrantët e parë në Shqipëri, “bomba” shpërtheu në Romë.
Një vendimi i Gjykatës së Romës vendosi të kthente në Itali 12 emigrantët (4 u kthyen dy ditë më parë), e transferuar në kampin e refugjatëve në Shëngjin, duke u bazuar në një vendim të Gjykatës së Drejtësisë Evropiane për azil kërkuesit e vendeve të pasigurta.
Ky vendim ka shkaktuar një “furtunë” në Itali ndaj kryeministres Meloni, e cila këmbënguli për të ndërmarrë këtë hap që mund të dështojë sa hap e mbyll sytë dhe do t’i kushtojë Italisë miliona euro.
Deputetët e Lëvizjes “5 YJET” kanë shprehur shqetësimin e tyre mbi politikat e qeverisë së kryeministres Giorgia Meloni, teksa i kanë kërkuar asaj që t’iu kërkojë falje italianëve sepse po i mashtron. Sipas tyre kampet e emigrantëve ishin një mashtrimi i organizuar që u prish brenda 48 orëve.
“Giorgia Meloni duhet t’u kërkojë falje italianëve, duke filluar nga ata që e votuan, sepse i mashtroi. Sepse për këtë bëhet fjalë: një mashtrim qindra milionë euro me të cilin Meloni, pasi kuptoi se ajo duhej të mos arrinte të zbatonte bllokadën e çmendur detare të premtuar në fushatën elektorale, ai donte t’i bënte italianët të besonin se kishte gjetur një mënyrë për t’i mbajtur larg emigrantët duke i dërguar jashtë shtetit, një mashtrim i organizuar aq keq sa u prish vetëm 48 orë”, thuhej në deklaratën e Lëvizjes “5Yjet”.
Më tej lëvizja “5 Yjet”, shtoi akuzat ndaj Melonit, duke thënë se vetëm për ato 16 emigrantë, Italia ka shpenzuar 300 mijë euro vetëm naftë për të sjellë në Shqipëri 16 emigrantët që tani po kthehen sërish mbrapsht. Duke nxjerr në pa shpenzimet ekstreme për një projekt i cili bazuar në vendimin e sotëm të gjykatës së Romës është i destinuar të dështojë.
“Pas zbatimit të tij me urdhër të magjistratëve për të liruar dhe dërguar në Itali 12 emigrantët e parë të transferuar në Shqipëri, duke shpenzuar pothuajse 300 mijë euro vetëm për naftë. Me ligjin evropian, i cili, sipas vendimit të GJEDNJ-së të 4 tetorit të kaluar, nuk i njeh vendet e përcaktuara nga qeveria si të sigurta. Çfarë do të bëjë Meloni tani? A do të kundërshtojë ligjin duke vazhduar të sjellë në Shqipëri emigrantë që do të duhet të kthehen të lirë në Itali pas dy ditësh? Nga bllokada detare te ura detare?” , thuhet në deklaratën e lëvizjes “5 Yjet”
Reagim ka pasur edhe nga ana e Partisë Demokratike më Itali, e cila e konsideroi marrëveshjen si të paligjshme. Në një deklaratë për mediat, sekretarja e Partisë Demokratike , Elly Schlein tha se dërgimi në Shqipëri i 16 emigrantëve që po kthehen mbrapsht ka shkaktuar dëm në buxhetin e shtetit.
"Më shumë se një model. Marrëveshja që keni bërë me Shqipërinë është një marrëveshje kundër ligjit . Një marrëveshje e paligjshme. Ju dolët dje në tryezën e qeverive evropiane për të paraqitur këtë marrëveshje që shkel ligjin evropian. Ne kemi paraqitur një pyetje dhe do të vazhdojmë të pyesim se sa kushtoi ai udhëtim në Shqipëri. Ka dëme në thesar”, tha sekretarja Elly Schlein.
Lini një Përgjigje