Kryeministri çek Andrej Babis u bë viral pasi njoftoi se kishte blerë një glob të shtrenjtë për të parë se ku ndodhet Groenlanda.
"E bleva këtë glob për 15,000 korona (617 euro), një glob të madh dhe të bukur, për të parë saktësisht se ku ndodhet Groenlanda", u tha Babis gazetarëve kur u pyet se cili ishte qëndrimi i qeverisë së tij ndaj ambicieve të presidentit amerikan për këtë territor autonom danez.
Të martën, miliarderi i vetëshpallur "Trumpist" shkoi edhe më tej, në një video që postoi në Facebook, në të cilën vlerësoi globin në krahasim me hartat "e sheshta" që ai pretendon se shtrembërojnë realitetin gjeografik.
“Në këtë glob të bukur mund të shohim madhësinë reale të Groenlandës krahasuar me SHBA- në dhe Evropën. Dhe Rusia është afër, dhe nëse do të kishte një konflikt, Zoti na ruajt, raketa nuk do të duhej të shkonte larg”, shtoi ai.
Përdoruesit e mediave sociale nxituan ta tallnin, si për çmimin e globit, dhjetë herë më i lartë se çmimi që zakonisht kanë objekte të tilla në Republikën Çeke (400-1,000 korona), ashtu edhe për deklaratat e tij.
“Mashtruesit sulmojnë përsëri. Ata ia shitën një glob një pensionisti naiv për 15,000 korona”, shkruhej në mbishkrimin e një karikaturë.
Lini një Përgjigje