TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Nëntor 2023, 22:54

Konflikti me Moskën, Zelensky thirrje ukrainasve që të përgatitet për sulmet ruse gjatë dimrit

Shkruar nga Pamfleti

Konflikti me Moskën, Zelensky thirrje ukrainasve që të

Presidenti Volodymyr Zelensky, paralajmëroi se Ukraina duhet të “përgatitet” për sulmet ruse në infrastrukturën e saj këtë dimër, duke theksuar një rritje të mundshme të sulmeve.

Ne duhet të përgatitemi për mundësinë që armiku të rrisë sulmet me dron ose raketa në infrastrukturën tonë. E gjithë vëmendja jonë duhet të përqendrohet në mbrojtjen e infrastrukturës, në atë që Ukraina mund të bëjë për të ndihmuar njerëzit tanë të kalojnë dimrin”, tha ai.

Ndërkohë, një delegacion i Ukrainës, i kryesuar nga Ministrja e Ekonomisë Julia Sviridenko, mbërriti në Uashington për të diskutuar bashkëpunimin me SHBA-në dhe mbështetjen që mund t’i japin vendit, në një kohë kur lufta në Gaza ka marrë gjithë vëmendjen ndërkombëtare.

Shefi i shtabit të Zelenskit, Andrii Yermak, i cili është pjesë e delegacionit, tha se do të zhvillojë bisedime me zyrtarë në Shtëpinë e Bardhë, Kongres dhe me përfaqësues të shoqërisë civile.

Ndër temat që do të diskutohen janë propozimet e presidentit ukrainas për përfundimin e luftës, forcimin e mbrojtjes së Ukrainës “dhe çështje të tjera të rëndësishme”, tha ai.

zelensky ukrainë

Lini një Përgjigje