
Një zëdhënëse e organizatës humanitare CARE ka përshkruar kushtet çnjerëzore në të cilat po jetojnë civilët në Gaza, mes të cilëve dhe xhaxhai i saj. Hiba Tibi, drejtoresha e vendit në Bregun Perëndimor tha se xhaxhi i tij është në mesin e atyre që kërkojnë strehim pranë spitalit Shifa në veri për të marrë trajtim mjekësor, teksa theksoi se mungesa e ushqimit është një nga problemet më të mëdha.
"Këtë javë, ata shkuan për të marrë ushqim, por mundën të gjenin vetëm disa tranguj dhe limonë për të ushqyer 13 njerëz. Kastravecat kushtojnë tetë herë më shumë sesa dikur", tha Tibi, raporton Sky News.
Tibi tha se kushtet në Gazën veriore tani janë "të padurueshme" dhe është "pothuajse e pamundur" të gjesh ushqim dhe ujë.
Edhe pse banorëve të Gazës u është thënë nga autoritetet izraelite të lëvizin në jug, Tibi tha se udhëtimi është "jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe i vështirë" dhe "shumë nga ata që ia kanë dalë kanë përjetuar dhe dëshmuar vuajtje të tmerrshme.
Ajo bëri thirrje për një armëpushim urgjent në mënyrë që civilët të kenë akses në ushqim, ujë dhe furnizime mjekësore.
Lini një Përgjigje