
Që kur Giorgia Meloni mori detyrën në Palazzo Chigi, në Afrikë ka pasur një farë frike mbi një shtrëngim të mundshëm që mund të zbatohej nga një qeveri e krahut të djathtë.
Jehona e masave italiane për menaxhimin e emigrantëve ka arritur me shpejtësi në anën tjetër të Mesdheut, raporton ‘il Giornale’. Në një artikull të publikuar ditën e sotme nga gazeta italiane, shkruhet se që kur Giorgia Meloni mori detyrën në Palazzo Chigi, në Afrikë ka pasur një farë frike mbi një shtrëngim të mundshëm që mund të zbatohej nga një qeveri e krahut të djathtë.
Kjo frikë, sipas ‘il Giornales’, duket se po kthehet në realitet një vit më vonë, me arritjen e marrëveshjes mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare, për krijimin e dy qendrave italiane në Shqipëri, për të mirëpritur emigrantët pas zbarkimit, duke garantuar hyrjen në territorin e BE vetëm për ata që meritojnë mbrojtje ndërkombëtare.
Shqipëria është një vend jo anëtar i BE-së, prandaj kushdo që hip në një nga varkat që përshkon Mesdheun nuk ka më të garantuar të hyjë në Evropë pas zbarkimit. Këtë e kanë kuptuar edhe në Afrikë, siç tregohet nga reagimet dhe komentet që ‘il Giornale’ ka përzgjedhur poshtë lajmit që ajo publikoi pak ditë më parë, për marrëveshjen Itali-Shqipëri.
“Zoti të vraftë në gjumë o grua e shëmtuar ”, shkruan një grua drejtuar kryeministres Meloni. Por sigurisht që ajo nuk është e vetmja që i uroi vdekjen Melonit: "Allahu e goditë këtë grua", komenton një tjetër.
Madje ka dhe nga ata komente që urojnë rënien sa më të shpejtë të qeverisë së Melonit.
“Do të largoheni, kam besim tek italianët . Ata do t'ju bëjnë të largoheni siç kanë bërë tashmë me Salvinin", komenton dikush.
“Uroj që qeveria juaj do të bjerë sa më shpejt. Askush nuk mund të ndërhyjë në fatin e ushtarëve të Zotit", shkruan një tjetër.
Sipas 'il Giornale', fraza "ushtarët e Zotit", në një moment historik si ky, ku Evropa i frikësohet ardhjes së terroristëve të gatshëm për luftë të shenjtë, është një nga arsyet pse të gjitha vendet po studiojnë kundërmasat kundër emigracionit.
Lini një Përgjigje