TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Nëntor 2023, 17:24

Hamasi pezullon negociatat për lirimin e pengjeve, shkak sulmet izraelite mbi spitalin ‘Al-Shifa’ në Gaza!

Shkruar nga Pamfleti

Hamasi pezullon negociatat për lirimin e pengjeve, shkak sulmet izraelite

Hamasi ka pezulluar pasditen e sotme negociatat për pengjet Izraelite. Hamasi njoftoi se po pezullonte negociatat për pengjet për shkak të trajtimit që po i bëhet njerëzve të spitalit al-Shifa në Gaza nga Izraeli.

Liderët e Hamasit kanë kërkuar prej kohësh një armëpushim nga ana e Izraelit në këmbim të negociatave për lirim të pengjeve, por një gjë e tillë është refuzuar nga Izraeli.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e bëri të qartë që vendi i tij, nuk do të pranonte një gjë të tillë pa u liruar të gjithë personat e marrë peng nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit. Ai gjithashtu hodhi poshtë thirrjet ndërkombëtare për një armëpushim dhe tha se Izraeli do të luftojë me gjithë forcë kundër Hamasit.

Ndërkohë që ushtria izraelite vazhdon të godasë nga ajri qytetin e Gazës ndërsa forcat tokësore të saj u përballën me militantët e Hamasit pranë spitalit më të madh të rajonit, Al Shifa. Banorët në Gazë njoftuan të dielën për sulme ajrore edhe në afërsi të spitalit më të madh të qyteti Al Shifa. Nga ana tjetër  Izraeli thotë se grupi militant palestinez Hamas ka ndërtuar një komandë të saj brenda dhe nën hapësirën e spitalit, akuza që janë hedhur poshtë nga Hamasi dhe personeli mjekësor.

izrael

Lini një Përgjigje