TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Nëntor 2023, 22:35

“Bota nuk mund të heshtë”, kreu i OBSH thirrje për armëpushim: Spitalet në Gaza kanë dalë jashtë funksionit!

Shkruar nga Pamfleti

“Bota nuk mund të heshtë”, kreu i OBSH thirrje për

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje urgjente për armëpushim, pasi arriti të rivendosë komunikimin me profesionistët e shëndetësisë në spitalin Al-Sifah në veri të Gazës.

Drejtori i përgjithshëm OBSH-së, Tedros Adhanom me anë të një postimi në platformë “X”, njoftoi se spitali ka pushuar së funksionari. Ai shtoi se bota nuk mund të heshtë në një kohë kur spitalet po bombardohen dhe po kthehen në rrënoja mbushur plot me të vdekur.

OBSH arriti të kontaktojë me profesionistët e shëndetësisë në spitalin Al Shifa në Gaza. Situata është e rëndë dhe e rrezikshme.

Kanë kaluar 3 ditë pa energji elektrike, pa ujë dhe internet shumë të dobët, gjë që ka ndikuar seriozisht në aftësinë tonë për të ofruar kujdes. Bombardimet dhe sulmet e vazhdueshme në zonë kanë përkeqësuar kushtet tashmë kritike.

Fatkeqësisht, numri i vdekjeve të pacientëve është rritur ndjeshëm. Fatkeqësisht, spitali nuk funksionon më si qendër mjekësore. Bota nuk mund të heshtë ndërsa spitalet, të cilat duhet të jenë strehë të sigurta, shndërrohen në skena vdekjeje, shkatërrimi dhe dëshpërimi. Ndaloni sulmet. TANI”, shkruna kreu i OBSH.

Pacientët janë në rrugë, pa trajtim pas evakuimeve të detyruara në dy spitalet palestineze, tha më herët të dielën drejtori i institucioneve mjekësore të Rripit të Gazës.

gaza obsh

Lini një Përgjigje