TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Tetor 2023, 10:54

Konflikti i përgjakshëm në Rripin e Gazës, Çekia: Kush sulmon Izraelin, na ka shpallur luftë neve!

Shkruar nga Pamfleti

Konflikti i përgjakshëm në Rripin e Gazës,

“Izraeli është një nga ne dhe sulmi ndaj tyre është sulm ndaj të gjithëve”, u shpreh ministri gjatë takimit me homologun.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të vizitojë Izraelin, ku do të takohet me udhëheqësit e lartë të vendit.

Vizita bëhet në shenjë solidariteti me Izraelin pas sulmit të Hamasit që shkaktoi vdekjen e më shumë se 1200 personave gjatë fundjavës.

Presidenti amerikan Joe Biden e ka bërë të qartë më herët se SHBA-ja ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me partnerët dhe aleatët e saj izraelitë në rajon dhe në mbarë botën që nga fillimi i krizës.

Ndërsa politikani i parë që ka vizituar Izraelin është ministri i Jashtëm çek.

“Izraeli është një nga ne dhe sulmi ndaj tyre është sulm ndaj të gjithëve”, u shpreh ministri gjatë takimit me homologun.

Në një sulm të nisur nga enklava palestineze e Gazës të shtunën, militantët e Hamasit sulmuan qytetet izraelite, duke vrarë më shumë se 1200 njerëz dhe rrembyer  dhjetëra pengje, në ditën më vdekjeprurëse për Izraelin që nga lufta e vitit 1973.

Sakaq nga ana e palestinezëve në Gaza numri i viktimave ka tejkaluar 900.

konflikti i përgjakshëm në rripin e gazës

Lini një Përgjigje