TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Prill 2023, 22:17

"Kjo nuk mund të ndodhë në SHBA"/ Flet avokati i Trump: Ish-presidenti është i frustruar dhe i mërzitur

Shkruar nga Pamfleti

"Kjo nuk mund të ndodhë në SHBA"/ Flet avokati i Trump:

Avokati i Donald Trump, Todd Blanche ka reaguar jashtë gjykatës pas akuzë së ish-presidentit Donald Trump.

Blanche u shpreh se klienti i tij është “i frustruar” dhe “i mërzitur”.

Më tej ai ka akuzuar prokurorin e kësaj çështjeje se e ka kthyer një “çështje tërësisht politike” në “procedim politik”.

“Nuk është një ditë e mirë. Unë nuk pres që kjo të ndodhë në këtë vend. Ju nuk prisni që kjo të ndodhë me dikë që ishte presidenti i Shteteve të Bashkuara”, tha Blanche.

Në lidhje me akuzat kundër ish-presidentit Trump, Blanche tha “ne do ta luftojmë atë, do ta luftojmë fort”.

Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump, është deklaruar i pafajshëm lidhur me 34 akuza për vepra penale për falsifikim të regjistrave ne biznes, në një gjykatë në Manhatan të Nju Jorkut mbrëmjen e sotme më 4 prill. Teksa largohej nga salla e gjyqit, Trump nuk bëri asnjë koment për gazetarët.

Prokurori i qarkut ne Nju Jork, Alvin Bragg, deklaroi më herët se Trump i ka falsifikuar vazhdimisht regjistrat e bizneseve për të fshehur krimet e kryera si pjesë e “komplotit për të minuar integritetin e zgjedhjeve të 2016-ës”.

shba avokat donald trump frustrim

Lini një Përgjigje