Kryeministri izraelit paralajmëron vijimin e operacioneve kundër Iranit dhe u bën thirrje iranianëve të dalin në protesta për të rrëzuar regjimin
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se ka “shenja në rritje” që udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është “zhdukur” nga skena publike. Ai i bëri këto komente gjatë një fjalimi publik, ku trajtoi edhe një sulm të raportuar në kompleksin e Khameneit në Teheran.
Netanyahu e cilësoi Khamenein si “diktator” dhe tha se ka indikacione që ai është larguar. Ai nuk paraqiti prova konkrete për këtë pretendim.
Në përfundim të fjalimit, kryeministri izraelit u bëri thirrje qytetarëve të Izraelit të ndjekin udhëzimet e sigurisë të lëshuara nga Komanda e Frontit të Brendshëm. Ai theksoi se operacioni ushtarak kundër Iranit do të vazhdojë “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.
Në një pjesë tjetër të fjalës së tij, Netanyahu iu drejtua drejtpërdrejt popullit iranian. Ai deklaroi se sulmet izraelite do t’i ndihmojnë iranianët “të çlirohen nga tirania” dhe se ata kanë një “mundësi që vjen një herë në një brez” për të përmbysur regjimin.
“Dilni në rrugë masivisht. Koha e duhur për t’u bashkuar në një mision historik”.-shprehet ai.
Deklaratat e Netanyahut përbëjnë një qëndrim të drejtpërdrejtë ndaj udhëheqjes iraniane dhe shënojnë një përshkallëzim retorik në mes të tensioneve të vazhdueshme mes dy vendeve.
Lini një Përgjigje