
Kryeministrja e Danimarkës ka reaguar sërish pas deklaratës së përbashkët nga të tetë vendet e synuara nga tarifat e Donald Trump.
Sipas mediave të huaja, Mette Frederiksen shprehet se qeveria e saj ka qenë në “dialog intensiv” me aleatët e saj, përfshirë kancelarin Friedrich Merz të Gjermanisë, Presidentin Emmanuel Macron të Francës dhe kryeministrin Keir Starmer të Mbretërisë së Bashkuar.
"Mbretëria e Danimarkës po merr mbështetje të madhe. Në të njëjtën kohë, tani është edhe më e qartë se kjo është një çështje që shkon përtej kufijve tanë", tha ajo.
Ajo theksoi se në kërkojmë bashkëpunim e jo konflikti dhe se Evropa nuk do të shantazohet.
"Aq më e rëndësishme është që ne të qëndrojmë të vendosur në vlerat themelore që krijuan komunitetin evropian. Ne duam të bashkëpunojmë dhe nuk jemi ne ata që kërkojmë konflikt. Jam e kënaqur me mesazhet e vazhdueshme nga pjesa tjetër e kontinentit: Evropa nuk do të shantazhohet", u shpreh kryeministrja e Danimarkës.
Lini një Përgjigje