TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Janar 2026, 19:01

"Kemi nisur një armatë të fuqishme", Trump kërcënon Iranin: Do të shohim se çfarë do të ndodhë nëse nuk ka marrëveshje!

Shkruar nga Pamfleti
"Kemi nisur një armatë të fuqishme", Trump
Donald Trump deklaratë nga zyra ovale

Presidenti amerikan, Donald Trump ripërsëriti mesazhin ndaj Teheranit nga Zyra Ovale, duke iu referuar lëvizjeve ushtarake të Shteteve të Bashkuara në rajon.

Siç tha ai, “një armatë e madhe” po shkon aktualisht drejt Iranit, duke deklaruar se kjo është një forcë edhe më e madhe se ajo që ishte vendosur në Venezuelë.

Presidenti amerikan la të hapur mundësinë e një zgjidhjeje diplomatike, duke vënë në dukje se një marrëveshje do të ishte një zhvillim pozitiv.

Por, në të njëjtën kohë, ai paralajmëroi se nëse kjo nuk ndodh “do të shohim se çfarë do të ndodhë”, pa dhënë sqarime të mëtejshme mbi hapat e ardhshëm të Uashingtonit.

Kur u pyet nëse i kishte dhënë Iranit një afat, ai u përgjigj se: “vetëm ata e dinë”.

Komentet e tij të fundit vijnë pas javësh presioni mbi Iranin për të negociuar një marrëveshje mbi programin e tij bërthamor. Më herët gjatë kësaj jave, Trump paralajmëroi se nëse nuk arrin marrëveshje për programin bërthamor, do të pësojë sulm më të keq se ai i qershorit 2025, ku u goditën objektet bërthamore.

Presidenti konfirmoi se aeroplanmbajtësja Abraham Lincoln  ka mbërritur në Lindjen e Mesme dhe është e gatshme tashmë për sulme.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, tha se vendi i tij mbetet i gatshëm të rikthehet në negociata me SHBA-në dhe këmbëngul se diplomacia është e vetmja rrugë për zgjidhjen e tensioneve.

Ndërsa BE deklaroi se palët duhet ti japi shans diplomacisë në një reagim ndaj mundësisë që SHBA të sulmojë iranin në orët e ardhshme.

Situata në Iran ndërkohë është tragjike prej javësh. Bilanci I përplasjeve mes civilëve dhe agjentëve iranin të sigurisë sipas Human Rights Activists Njuz Agency u përkeqësua duke shkuar në 6.221 të vdekur në protesta.

trump irani kercenime

1 Komente

  1. A
    Arben

    Per çfar marreveshjesh flet ky... Dmth do na japesh me marreveshje se perndryshe e marr me force. Kjo nuk quhet marreveshje, por e marrmedhune. Ky term i tij po behet i neveritshem. Ketij Kameneit duhet ti thuash. . Vete e kruartje, tani ik.

    Lini një Përgjigje