TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Shkurt 2025, 16:53

“Kam vështirësi në frymëmarrje”, Papa Françesku ‘alarmon’ Vatikanin, ndërpret në mes meshën për Jubileun e Forcave të Armatosura!

Shkruar nga Pamfleti

“Kam vështirësi në frymëmarrje”, Papa

Vatikani u pushtua nga një episod paniku ditën e sotme, pas një komplikacioni shëndetësorë të Papa Françeskut gjatë kohës që ai po mbante meshën e së dielës.

Papa Françesku ndërpreu në gjysmë leximin e predikimit në meshën për Jubileun e Forcave të Armatosura në sheshin e Shën Pjetrit, më pas ishte imzot Diego Ravelli vazhdoi leximin në vend të Papës.

Papa Françesku, dukshëm i lodhur, i kërkoi imzot Diego Ravelli - mjeshtër i kremtimeve liturgjike papale - të vazhdonte leximin e predikimit të tij.

Kërkoj falje dhe i kërkoj imzot Diego Ravelli të vazhdojë të lexojë, kam vështirësi në frymëmarrje”, tha Papa para se të largohej më pas nga mesha.  

Vlen të theksohet se Papa vuan nga bronkiti. Për shkak të kësaj sëmundje ditët e fundit, Papa kishte hequr dorë nga leximi i katekzës së audiencës së përgjithshme të mërkurën e kaluar.

Lini një Përgjigje