TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Maj 2026, 16:22

“Kam komunikuar me të”, Trump flet për miqësinë me Kim Jong Un: Kam një marrëdhënie shumë të mirë me të!

Shkruar nga Pamfleti
“Kam komunikuar me të”, Trump flet për miqësinë
Trump dhe Kim Jong Un

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se ka pasur komunikime me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe e përshkroi marrëdhënien e tyre si "shumë të mirë".

“E dini, unë kam një marrëdhënie shumë të mirë me Kim Jong Un, mjaft të qetë”, u tha Trump gazetarëve në bordin e Air Force One në fluturimin e kthimit nga Kina.

I pyetur nëse ka pasur ndonjë komunikim me të, Trump u përgjigj pozitivisht, por shtoi se nuk ka ndër mend t’u tregojë gazetarëve për çfarë ka folur.

Po kam folur. Nuk ka rëndësi, nuk ju tregoj për këtë. Ai ka qenë i respektueshëm për vendin tonë. Dua që ai të jetë i respektueshëm. Ai ka qenë i respektueshëm për vendin tonë”, tha Trump kur u pyet se sa herë kanë zhvilluar bisedime të dy.

Trump u tha gazetarëve se kishte diskutuar për Korenë e Veriut me Presidentin kinez Xi Jinping gjatë udhëtimit të tij në Pekin.

Komentet e presidentit vijnë muaj pasi udhëheqësi i Koresë së Veriut tha më parë se lufta e SHBA-së me Iranin vërteton se vendi i tij mori vendimin e duhur për të mbajtur armët e tij bërthamore, duke akuzuar Uashingtonin për "akte terrorizmi dhe agresioni të sponsorizuara nga shteti" në një fjalim gjatë të cilit ai nuk e përmendi Iranin me emër.

kim jong trump

Lini një Përgjigje