TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Gusht 2024, 08:11

Izraeli vijon bombardimet në Gaza, 9 viktima dhe 3 të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Izraeli vijon bombardimet në Gaza, 9 viktima dhe 3 të plagosur

Izraeli bombardoi sërish Gazën mëngjesin e sotëm.

Ekipet palestineze të shpëtimit kanë nxjerrë trupat e të paktën 9 personave, pasi forcat izraelite bombarduan dy vende në orët e para të mëngjesit.

Pesë nga viktimat u vranë në një sulm izraelit në ndërtesën Al-Taj, në rrugën Yarmouk. Katër viktimat e tjera u vranë në një bastisje në rrugën Jaffa, në lagjen Tuffah të qytetit.

Mes tyre raportohet se ka edhe fëmijë. Autoritetet palestineze thonë se janë ende duke u zhvilluar kërkimet për disa persona të zhdukur, shkruan “La Repubblica”.

Sipas mediave palestineze, dhjetëra kolonë izraelitë hynë edhe në një fshat afër Betlehemit, në Bregun Perëndimor dhe sulmuan banorët.

Ministria e Shëndetësisë e PA njoftoi se një palestinez u vra dhe tre të tjerë u plagosën pasi kolonët izraelitë hapën zjarr në fshatin Wadi Rahhal.

Sipas mediave palestineze, dhjetëra kolonë izraelitë kanë hyrë në fshat dhe kanë sulmuar banorët. Autoritetet izraelite nuk kanë komentuar ende. Kurse ndërmjetësuesit po bëjnë presion për një armëpushim në Gaza, të paktën për vaksinat e poliomielitit për popullsinë, pasi ka një alarm për shpërthimin e ndonjë pandemie.

Po punohet për një armëpushim fillestar prej 72 orësh.

Egjipti nga ana tjetër, refuzoi kërkesën për trupa izraelite në kufirin me Rripin e Gazës, teksa negociatat e paqes nuk po japin ende rezultatet e duhura dhe ka përshkallëzim luftimesh mes Hezbollahut në Liban, Izraelit, Hamasit dhe kërcënime nga Irani.

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare tha të mërkurën e kaluar se 128 palestinezë, përfshirë 26 fëmijë, ishin vrarë në sulmet ajrore në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori.

Lini një Përgjigje