TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Qershor 2025, 07:35

Izraeli shton sulmet ndaj Iranit, goditen Teherani dhe rezidenca e Khameneit; mbi 70 viktima nga konflikti (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Dy persona raportohen të vdekur në Izrael pas sulmeve iraniane; Teherani thotë se 78 persona, kryesisht civilë, u vranë në sulmin e papritur izraelit të së premtes dhe konfirmon një valë të re sulmesh hakmarrëse ndaj Izraelit.

Izraeli shton sulmet ndaj Iranit, goditen Teherani dhe rezidenca e Khameneit;
Shpërthime dëgjohen në Tel Aviv ndërsa Irani lëshon raketa hakmarrëse drejt Izraelit

Në agim të ditës së sotme, një valë e re sulmesh ka goditur Izraelin. Sipas agjencisë iraniane Irna, raketat janë lëshuar nga kryeqyteti Teheran dhe nga Kermanshah, në Iranin perëndimor, drejt objektivave në zemër të Izraelit.

Izraeli shton sulmet ndaj Iranit, goditen Teherani dhe rezidenca e Khameneit;

Më shumë se 70 persona kanë mbetur të vdekur nga sulmet, raporton The Guardian.

Mediat iraniane raportojnë se qindra raketa janë lëshuar gjatë sulmit të parë, të nisur në orët e vona të së premtes.

Garda Revolucionare njoftoi se ka nisur një sulm me raketa drejt dhjetëra objektivave në Izrael.

Ushtria izraelite ka njoftuar se Irani ka lëshuar të paktën 100 raketa drejt vendit të tyre, por sqarojnë se sistemi mbrojtës “Iron Dome” është në funksion dhe i bëjnë thirrje popullit të qëndrojë në strehimore.

Dy valë raketash u lëshuan nga Irani, me shpërthime të forta që janë regjistruar në Tel Aviv, ku u raportuan disa lëndime të lehta, por dhe në Jerusalem.

Përgjigja e Teheranit vjen pasi forcat ajrore izraelite filluan një seri sulmesh në Iran, me shpërthime të dhunshme në Teheran  dhe Tabriz, ku sipas IDF janë goditur më shumë se 200 objektiva.

“Hakmarrja jonë sapo ka filluar, ata do të paguajnë një çmim të lartë për vrasjet e komandantëve, shkencëtarëve dhe civilëve tanë. Nuk do të ketë siguri askund në Izrael, hakmarrja jonë do të jetë e dhimbshme”, tha për Reuters një zyrtar i lartë në Teheran.

Irani po ashtu pretendon se në territorin e tyre forcat e Gardës Revolucionare kanë rrëzuar dy avionë izraelitë dhe kanë kapur rob një pilote.

Sipas agjencisë Irna, dy avionë luftarakë izraelitë u rrëzuan, por nuk u specifikua në cilën zonë ndodhi kjo.

Operacioni "Rising Lion", i nisur nga Izraeli, kishte në shënjestër udhëheqësit ushtarakë dhe politikë të Iranit.

Teherani konfirmon vdekjen (ndoshta nga një sulm i shpejtë i Mossadit) të kreut të Gardës Revolucionare Hossein Salami.  Gjenerali i fuqishëm Mohammad Bagheri u vra gjithashtu, ndërsa dy shkencëtarë nga programi bërthamor i Teheranit përfunduan të vdekur. 

izraeli shton sulmet ndaj iranit izrael

Lini një Përgjigje