Izraeli ka njoftuar se është tërhequr nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut (UNHRC), pas një vendimi të ngjashëm të presidentit amerikan Donald Trump.
“Vendimi u mor në dritën e njëanshmërisë institucionale të vazhdueshme dhe të pamëshirshme kundër Izraelit në Këshillin e të Drejtave të Njeriut, një paragjykim që ka qenë i vazhdueshëm që nga themelimi i tij në vitin 2006”, tha ministri i Jashtëm izraelit Gideon Saar në një letër drejtuar presidentit të UNHRC, Jürg Loeber.
Të mërkurën, Ministria e Jashtme e Izraelit kishte theksuar se shteti hebre do të bojkotonte Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, duke e akuzuar atë për "anti-semitizëm".
Kësaj i parapriu një vendim i ngjashëm nga Uashingtoni të martën.
I informed the UNHRC that Israel will no longer participate in it. The "human rights" council has consistently enabled countries that abuse human rights to evade scrutiny, while obsessively pursuing Israel, the only democracy in the Middle East. Joining @POTUS President Trump's… pic.twitter.com/wMYHte2dv0
— Gideon Sa'ar | גדעון סער (@gidonsaar) February 6, 2025
Lini një Përgjigje