
Parlamenti i Izraelit ka miratuar një projektligji që parashikon dënimin me vdekje për “terrorizëm”.
Amendamenti në Kodin Penal, i propozuar nga Ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir, u miratua me 39 vota pro dhe 16 kundër, duke sinjalizuar se ka mbështetje nga qeveria e kryeministrit Benjamin Netanyahu. Sipas draftit të tekstit, dënimi me vdekje do të zbatohet për individët që vrasin izraelitë nga motive "raciste" dhe "me qëllim dëmtimin e Shtetit të Izraelit dhe ringjalljen e popullit hebre në tokën e tij", raportoi The Times of Israel.
Ndërkohë, një video e ministrit izraelit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir, ka shkaktuar reagime të forta në Izrael.
Në pamjet e bëra virale, lideri i ekstremit të djathtë shihet teksa ecën i entuziazmuar në korridoret e Knesset-it me një tabaka ëmbëlsirash, duke i ofruar kolegëve për të festuar miratimin në lexim të parë të ligjit që parashikon dënimin me vdekje për terroristët.
“Partia ‘Fuqia Hebraike’ është në rrugën e duhur për të bërë histori”, shkroi Ben Gvir në platformën X, duke publikuar edhe videon e festës.
Kundërshtarët e kanë cilësuar tekstin diskriminues, pasi sipas tyre do të zbatohet vetëm ndaj arabëve që vrasin hebrenj dhe jo ndaj terroristëve hebrenj.
Edhe pse dënimi me vdekje ekziston formalisht në Izrael, ai është zbatuar vetëm një herë, në vitin 1962, ndaj Adolf Eichmann-it, një nga arkitektët e Holokaustit.
????????Ben Gvir passes out sweets to Knesset members after the first reading for the new law to execute Palestinian prisoners
— The Resonance (@Partisan_12) November 11, 2025
Sick Society! pic.twitter.com/aG7udbYAqI
Lini një Përgjigje