
Shtetet e Bashkuara po planifikojnë të krijojnë një bazë të madhe ushtarake në Izrael, pranë kufirit me Gazën, për forcat ndërkombëtare që veprojnë në Rrip për të ruajtur armëpushimin.
Baza mund të akomodojë disa mijëra ushtarë dhe do të kushtojë rreth 500 milionë dollarë, thonë burimet. Në javët e fundit, amerikanët kanë punuar për ta çuar përpara çështjen me qeverinë izraelite dhe IDF-në dhe kanë filluar vlerësimin e zonave të mundshme. Një zyrtar sigurie i tha medias izraelite se ky veprim përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm për Izraelin, i cili tradicionalisht është përpjekur të minimizojë përfshirjen ndërkombëtare në territoret nën kontrollin e tij dhe nënvizon vendosmërinë e Uashingtonit për të marrë një rol aktiv në Gaza dhe në konflikt.
Shtetet e Bashkuara kanë krijuar tashmë Qendrën e Monitorimit Civilo-Ushtarak në Kiryat Gat, në Izraelin jugor, për të monitoruar armëpushimin në fuqi në Gaza dhe për të mbikëqyrur hyrjen e ndihmës humanitare në Rrip.
Lini një Përgjigje