TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Nëntor 2023, 18:56

Izraeli intensifikon sulmet ndaj spitaleve, bombardime dhe goditje me snajper në disa zona; 13 viktima

Shkruar nga Pamfleti

Izraeli intensifikon sulmet ndaj spitaleve, bombardime dhe goditje me snajper

Mijëra njerëz të strehuar në një spital verior të Gazës janë larguar pas shpërthimeve aty pranë, kanë thënë për Associated Press të evakuuarit që janë larguar nga zona.

Mjekët në spitalin al Shifa, më i madhi i Gazës, ishin të paarritshëm për shkak të ndërprerjeve të lidhjes së telefonit dhe internetit.

Spitali kishte strehuar rreth 80,000 njerëz që përpiqeshin t'i shpëtonin betejave të rënda tokësore dhe sulmeve ajrore.

Kjo vjen pasi një zëdhënës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha se objekti mjekësor ishte "bombarduar" dhe kishte "dhunë intensive" në zonë në terren.

“Izraeli tani po fillon një luftë në spitalet e qytetit të Gazës”, tha për Reuters Mohammad Abu Selmeyah, drejtor i spitalit al Shifa. Mësohet se janë vrarë afro 13 persona.

Po ashtu, Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze ka raportuar "përleshje intensive" në spitalin al Quds, në jug të qytetit të Gazës.

"Tani, përleshjet intensive dhe snajperët e okupimit hapin zjarr në spitalin al Quds, duke shkaktuar lëndime në mesin e njerëzve të zhvendosur", tha organizata e ndihmës, e cila është pjesë e Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

Lini një Përgjigje