
Një shkollë në Rripin e Gazës që strehonte të zhvendosurit nga lufta u bombardua nga Izraeli.
Shkolla Al-Faqura në kampin e refugjatëve Jambaliya, OKB-ja e përdori si një strehë civile.
Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza tha se të paktën 12 persona u vranë në bombardimet, ndërsa drejtori i spitalit Al Shifa tha se të paktën 15 njerëz u vranë në sulm dhe dhjetëra u plagosën.
BREAKING: Israel bombs the vicinity of the Al Quds Hospital in the Tal al-Hawa neighborhood in #Gaza. pic.twitter.com/OZpiZHdTq5
— Quds News Network (@QudsNen) November 4, 2023
Ndërkohë sipas të dërguarit special të SHBA, David Satterfield rreth 400,000 njerëz janë ende në veri të Gazës.
Gjatë javëve të fundit, Izraeli u ka thënë banorëve që të evakuojnë veriun e Rripit dhe të lëvizin në jug, të cilin e caktoi si një zonë të ashtuquajtur të sigurt.
الصحفي أنس الشريف يوثق عبر شهادات من النازحين في مدرسة الفاخورة بمخيم جباليا شمالي قطاع #غزة القصف الذي استهدف المدرسة من قبل الاحتلال الإسرائيلي#حرب_غزة #الأخبار pic.twitter.com/C9C0U7BKLS
— قناة الجزيرة (@AJArabic) November 4, 2023
Që atëherë, veriu ka qenë objektiv i bombardimeve të pamëshirshme izraelite nga ajri dhe një ofensivë tokësore - megjithëse ka pasur edhe sulme ajrore në jug.
Duke folur me gazetarët në kryeqytetin jordanez Aman këtë mëngjes, Satterfield tha se 800,000 deri në një milion njerëz kishin bërë lëvizjen në jug, ndërsa 350,000-400,000 mbetën në veri të enklavës.
Të paktën 9,488 palestinezë, përfshirë 3,900 fëmijë janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori, tha të shtunën ministria e shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi.
Lini një Përgjigje