
Avionët luftarakë izraelitë sulmuan mbrëmjen e djeshme pozicionet e Hezbollahut në perëndim të qytetit antik të Baalbeck në Libanin lindor.
Burime libaneze të sigurisë njoftuan se sulmi i parë ka ndodhur pranë një ferme në periferi të qytetit Qald al-Sabaa, në pjesën perëndimore të Baalbek.
Zëdhënësi i IDF Avichay Adreea tha se artileria izraelite bombardoi pozicione të tjera të Hezbollahut në Liban si hakmarrje për sulmet ajrore të grupit militant në vendbanimet veriore izraelite të Doviv dhe Avivim.
“Si pasojë e të shtënave në drejtim të zonës së Dovivit, dy shtetas mbetën të plagosur lehtë”, tha Adreea.
Hezbollah, një grup shiit libanez i mbështetur nga Irani pretendoi se kishte sulmuar kazermat ushtarake izraelite në Hunin si shenjë mbështetje të popullit palestinez në Rripin e Gazës.
“Leja për të luftuar u është dhënë atyre që po luftohen, sepse ata kishin gabuar. Dhe me të vërtetë, Allahu është i aftë t’u japë atyre fitoren", vijoi ai.
Zona kufitare midis Izraelit dhe Libanit janë objekt i shpërthimit të një konflikti të mundshëm që kur Hamasi sulmoi Izraelin në 7 tetor. Organizata ndërkombëtare vlerësuan se situata mes Hezbollahut dhe Izraelit është shumë e rrezikshme.
Lini një Përgjigje