TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Mars 2026, 21:10

Irani hedh poshtë negociatat me SHBA: Nuk është dialog, janë mesazhe të fshehta!

Shkruar nga Pamfleti
Irani hedh poshtë negociatat me SHBA: Nuk është dialog, janë
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka deklaruar se thirrjet e fundit të SHBA-ve për negociata përfaqësojnë një tërheqje nga qëndrimet e mëparshme dhe një pranim të dështimit.

Teksa ka folur për televizionin shtetëror IRIB, ai vuri në dukje kontrastin mes deklaratave të mëparshme dhe qasjes aktuale të Uashingtonit:

“A nuk thanë amerikanët ‘dorëzim pa kushte’? Atëherë pse po flasin tani për negociata?. Ky ndryshim tregon dobësi. Fakti që ata po flasin për negociata tani është pikërisht një pranim i humbjes”, tha Araghchi.

Ministri u shpreh gjithashtu se ditët e fundit Irani ka marrë mesazhe të shumta nga SHBA-të përmes vendeve të ndërmjetme, por theksoi se këto nuk mund të konsiderohen negociata.

"Ky është vetëm një shkëmbim mesazhesh. Nuk është dialog apo negociatë”, u shpreh ai.

Sipas tij, idetë e paraqitura në këto komunikime janë përcjellë tek autoritetet më të larta në Teheran, të cilat do të vendosin për çdo qëndrim të mëtejshëm.

Nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se kontaktet me Iranin po vijojnë me ritëm të shpejtë, edhe pse Teherani nuk ka pranuar menjëherë një plan prej 15 pikash për përfundimin e luftës.

Gjithashtu, Araghchi kritikoi mënyrën si paraqitet konflikti në Shtetet e Bashkuara, duke iu referuar një raporti të NBC News. Sipas tij, presidentit Donald Trump i shfaqen materiale të përzgjedhura që theksojnë vetëm sukseset ushtarake, gjë që e cilësoi si një përpjekje për “shitjen” e luftës ndaj publikut amerikan dhe vetë presidentit.

abbas araghchi ministri irani shba

1 Komente

  1. D
    Donbole Psikopedolis

    Jeni shtet i keq per popullin tuaj,kjo dihet,por ne fund Ai ju ka zgjedhe,si Edvin Ramoviq karaxhozin,Ne. Tramp Pedua asht tashme KARAXHOZI me i madhe i njerzimit,KAMPION! Askush nuk e beson ma ate.As edhe nga Partia Republikane. I doli YNDYRA shpejt BOLES.

    Lini një Përgjigje