Shtëpia e Bardhë ka sinjalizuar se Presidenti Donald Trump mund të ndërmarrë vendime për Iranin pa kërkuar autorizim nga Kongresi, duke rritur pikëpyetjet mbi rolin e institucionit ligjvënës në këtë çështje.
Gjatë një konference për shtyp, sekretarja e shtypit Karoline Leavitt deklaroi se “në këtë moment” nuk është e nevojshme një autorizim formal, duke argumentuar se SHBA ndodhet tashmë në operacione të gjera ushtarake.
“Autorizimi formal nga Kongresi nuk është i nevojshëm sepse aktualisht jemi në operacione të mëdha luftarake në Iran”, u shpreh ajo.
Megjithatë, Leavitt theksoi se administrata do të veprojë në përputhje me ligjin, pa dhënë detaje konkrete mbi mënyrën se si do të merret një vendim për vendosjen e trupave në terren.
Ajo shtoi se presidenti dëshiron të mbajë të gjitha opsionet të hapura, ndërsa u pyet për rreth 1,000 ushtarë amerikanë nga Divizioni i 82-të Ajror që pritet të dislokohen në Lindjen e Mesme në ditët në vijim.
Deklaratat vijnë në një moment tensionesh në rritje në rajon, ndërsa mundësia e përshkallëzimit ushtarak mbetet e hapur.
Hahaha…Si Putini:”Operacion special”,hahaha.. A ke ndonje femije ti ose ndonje te aferm,nip apo mbese ne ushtrine amerikane??? Prandaj nuk e cani edvinin per femijet e te tjereve.