TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Mars 2026, 17:24

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve ‘qetëson’ amerikanët: Operacioni Epic Fury po përfundon

Shkruar nga Pamfleti
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, deklaroi se Shtetet e Bashkuara po “përfundojnë” operacionin ushtarak kundër Iranit, duke shtuar se ai do të mbyllet “shumë shpejt dhe pikërisht sipas afatit”.

“Mendoj se po e përfundojmë Operacionin Epic Fury. Kjo është ajo që mendoj unë. Dhe mendoj se do të përfundojë shumë shpejt dhe do të jetë pikërisht sipas afatit”, tha Johnson para mediave amerikane në Uashington.

Komentet e tij vijnë vetëm një ditë pasi Presidenti Donald Trump tha se administrata e tij po zhvillon bisedime me “njerëzit e duhur” në Iran, të cilët dëshirojnë “të bëjnë një marrëveshje”. Trump theksoi se Teherani ka shprehur dëshirë të fortë për një zgjidhje dhe madje ka dërguar një “dhuratë të madhe” me vlerë të konsiderueshme, të lidhur me naftën dhe gazin.

Megjithatë, Irani e ka hedhur poshtë një plan paqeje 15-pikësh të propozuar nga SHBA-të, duke e cilësuar atë si “të tepruar” dhe të shkëputur nga realiteti i fushës së betejës. Sipas mediave shtetërore iraniane, Teherani ka paraqitur pesë kushte të veta për t’i dhënë fund konfliktit.

Operacioni “Epic Fury”, një fushatë e përbashkët amerikano-izraelite, ka synuar kryesisht objektivat ushtarake iraniane si raketat balistike, infrastrukturën bërthamore dhe rrjetet proxy.

Johnson e ka përshkruar operacionin si “të kufizuar në scope dhe mision”, duke theksuar se objektivi kryesor nuk është ndryshimi i regjimit, por neutralizimi i kërcënimit të afërt nga Irani.

amerika lufta

Lini një Përgjigje