TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Mars 2023, 13:44

Inteligjenca britanike: Askush nga rrethi i ngushtë i aleatëve të Putin, nuk i ka dërguar fëmijët në luftë

Shkruar nga Pamfleti

Inteligjenca britanike: Askush nga rrethi i ngushtë i aleatëve të

Ministria britanike e Mbrojtjes në raportin më të fundit për luftën në Ukrainë, ka dhënë detaje për humbjet e rusëve në rajone të caktuara të vendit.

 “Në raport me numrin e banorëve, qytetet më të pasura të Rusisë si Moska dhe Shën Petersburgu kanë mbetur relativisht të paprekura. Në fjalë tjera, shumë pak njerëz kanë humbur jetën nga qytetet e mëdha, pasi nga këto qytete ka shumë pak të mobilizuar”, thuhet në raportin e britanikëve.

Por ajo çfarë vlen të theksohet sipas inteligjencës britanike është fakti se familjet e elitës politike dhe shtetërore të Rusisë janë të paprekura nga lufta.

“Më 21 shkurt 2023, zyrtarë të lartë rusë mbushën dy rreshtat e parë të audiencës gjatë fjalimit të presidentit Vladimir Putin për gjendjen e kombit. Asnjëri prej tyre nuk dihet se ka fëmijë që shërbejnë në ushtri”, shkruajnë britanikët.

 

ministria britanike e mbrojtjes vladimir putin rusia ukraina

Lini një Përgjigje