TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Mars 2023, 13:37

Takimi në Ohër me Kurtin, Vuçiç si Rama: Pse më ftojnë në dasmë kur dhëndri dhe nusja nuk janë?

Shkruar nga Pamfleti
Takimi në Ohër me Kurtin, Vuçiç si Rama: Pse më
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç  ka folur për takimin e radhës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Në një intervistë për mediat në Beograd, Vuçiç la të kuptohet se nuk shkon atje për bisedime serioze.

“Do të shkoj në Ohër dhe do t’u them të njëjtën gjë që ju them dhe ju, sepse ju mendoni se ata nuk dëgjojnë ose nuk e dinë se çfarë po them. Dikush duhet të ma shpjegojë se çfarë kuptimi ka kjo, përse më ftuat në një dasmë ku nusja dhe dhëndri nuk duken askund, nuk po e kuptoj kuptimin, pra është diçka që më duket se nuk ka kuptim, por mua kjo po më pengon dhe nga pak më shqetëson që shoh që të gjithë heshtin dhe askush nuk do të reagojë, por do ta shohim ne serbët ndoshta do të jemi sërish fajtor për diçka. Pra, më lejoni t’iu them se në të gjitha bisedat që kam pasur dhe në të gjitha ato, nuk është vetëm çështje e insistimit tonë, është çështje e bisedimeve që kemi pasur për asociacionin e komunave serbe, është parakusht për çdo bisedim për çdo gjë, domethënë një kusht pa të cilin nuk mundemi të ecim përpara.” , tha ai.

Ndërsa nga ana tjetër kryeministri i Kosovës, deklaruar se shpresonte që serbët të pajtohen të paktën me përmbajtjen e marrëveshjes së propozuar nga BE.

Përmbajtja e kësaj marrëveshje, sipas Kurtit çon në njohjen reciproke mes dy vendeve. 


“Në takimin trilateral në Bruksel më 27 shkurt, ofrova të nënshkruaj marrëveshjen bazë në emër të Republikës së Kosovës. Fatkeqësisht presidenti i Serbisë refuzoi. Refuzimin, ai e bëri publik pasi doli nga takimi.

Javën e ardhshme ne përsëri do të takohemi në Ohër, në Maqedoninë e Veriut. Unë shpresoj që refuzimi i Serbisë që ta nënshkruaj propozimin në Bruksel nuk është indikacion që ata nuk pajtohen me përmbajtjen. Çdo ditë ne dëshmojmë kreativitetin dhe konstruktivitetin.

Ne besojmë që marrëveshja bazë mes Kosovës dhe Serbisë përbën avancimin drejt njohjes reciproke mes dy shteteve. Ne besojmë që normalizimi i plotë i raporteve kërkon njohjen e tillë, si copa qendrore e marrëveshjes”, tha ai.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme, Aleksandër Vuçiç përjashtoi kategorikisht mundësinë e nënshkrimit të një marrëveshje për të njohur 'de jure apo de facto' Kosovën. 

Lini një Përgjigje