
Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë thanë se nuk ka prova që Ukraina qëndron pas sulmit në një sallë koncertesh pranë Moskës.
“Nuk ka asnjë provë dhe në fakt ajo që ne dimë është se ISIS-K fshihet pas sulmit dhe sipas të gjitha llogarive është përgjegjës për atë që ndodhi. Ajo që ka ndodhur është një akt terrorizmi dhe numri i njerëzve që janë vrarë është padyshim një tragjedi dhe të gjithë duhet të dërgojmë ngushëllimet tona për ato familje”, tha Harris.
Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare Adrienne Watson shtoi se qeveria amerikane njoftoi Rusinë për një sulm të planifikuar terrorist në Moskë.
"Në fillim të marsit, qeveria amerikane ndau informacione me Rusinë për një sulm të planifikuar terrorist në Moskë. Ne lëshuam gjithashtu një këshillë publike për amerikanët në Rusi më 7 mars. ISIS mban përgjegjësinë e vetme për këtë sulm. Nuk kishte asnjë përfshirje ukrainase", tha zëdhënësja.
Sipas të dhënave zyrtare në sulmin terrorist në Crocus City Hall Krasnogorsk, pranë Moskës humbën jetën 143 persona. Presidenti rus, Vladimir Putin në një fjalim televiziv e cilësoi sulmin "një akt barbar". Ai tha, se përgjegjësit do të dalin para drejtësisë dhe se do të ndëshkohen. Sipas Putin të gjithë atentatorët janë kapur, pasi ata po përpiqeshin të largoheshin drejt Ukrainës.
Lini një Përgjigje