TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Mars 2024, 17:23

Sulmi terrorist në Moskë/ Rëndohet bilanci, shkon në 137 numri i viktimave; mes tyre dhe 3 fëmijë!

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi terrorist në Moskë/ Rëndohet bilanci, shkon në 137

Bilanci i sulmit terrorist të ndodhur në sallën e koncerteve në Moskë, vijon të rritet. Sipas asaj që raportojnë autoritetet ruse, numri i viktimave ka shkuar në 137, ku mes tyre janë dhe tre fëmijë.

Shkon në 137 numri i të vdekurve nga sulmi në sallën e koncerteve në Moskë, thotë Komiteti Hetues Rus. Mes viktimave janë tre fëmijë.

Trupat e 137 personave janë gjetur në vendin e sulmit terrorist, tre prej të cilëve janë fëmijë”, tha Komiteti Hetues Rus në një deklaratë për mediat.

Gjithashtu autoritet ruse, deklarua se deri më tani numri i trupave që ëshë mundur të identifikohen janë vetëm 62, nga 137 të vdekur.

“Për viktimat e mbetura po kryhen ekzaminime gjenetike për të përcaktuar identitetin e tyre. Vazhdojnë hetimet në vendngjarje”, thuhet më tej në deklaratë.

Lini një Përgjigje