
Rusia kërkon që Ukraina të dorëzojë të gjithë personat të cilët mendohet se kanë lidhje me sulmin terrorist në Moskë, mes të cilëve edhe kreun e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, SBU.
Me anë të një deklarate, Ministria e Jashtme ruse rendit incidentet e dhunshme që kanë ndodhur në Rusi që kur forcat e Kremlinit pushtuan Ukrainën në shkurt 2022, duke përfshirë bombat që vranë vajzën e një nacionalisti të shquar dhe një incident në të cilin një shkrimtar u plagos rëndë.
Sipas autoriteteve ruse, të gjitha gjurmët e këtyre krimeve bëjnë fajtore Ukrainën.
“Gjurmët e këtyre krimeve çojnë në Ukrainë. Rusia u ka dorëzuar autoriteteve ukrainase kërkesat e saj për arrestimin dhe ekstradimin e menjëhershëm të të gjithë atyre që lidhen me aktet terroriste në fjalë. Pala ruse kërkon që regjimi i Kievit të ndërpresë menjëherë çdo mbështetje për aktivitetin terrorist, të ekstradojë palët fajtore dhe të kompensojë viktimat për dëmet”, thuhet në deklaratën e Ministrisë e Jashtme ruse.
Ukraina i ka hedhur poshtë kërkesat ruse si të pakuptimta. Por theksoi se, duke i bërë të qartë Ministrisë së Jashtme ruse, se Vladimir Putin është subjekt i një urdhër-arresti ndërkombëtar.
Ndërkohë, Rusët nuk i kanë ndalur sulmet ndaj rajoneve ukrainase. Kievi raporton për bombardime në 16 vendbanime në Kherson në 24 orët e fundit, duke shkaktuar vdekjen e të paktën një civili dhe plagosjen e dy të tjerëve.
Lini një Përgjigje