TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Prill 2025, 14:59

Sulmi rus në Kiev, Trump ultimatum Putinit: Të mbyllim marrëveshjen e paqes për Ukrainën!

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi rus në Kiev, Trump ultimatum Putinit: Të mbyllim

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sërish për luftën në Ukrainë, duke kritikuar drejtpërdrejt Vladimir Putinin dhe sulmet ruse ndaj Kievit.

“Unë nuk jam i kënaqur me sulmet ruse në Kiev. Nuk janë të nevojshme dhe koha është shumë e keqe. Vladimir, ndalo! Pesë mijë ushtarë po vdesin çdo javë. Le të mbyllim marrëveshjen e paqes!”, shkroi ai në në Truth Social.

Ky postim vjen në një periudhë tensioni në frontin ukrainas, me sulmet ruse që po shtohen dhe humbjet e jetëve njerëzore që po rriten në mënyrë dramatike.

Më herët, Rusia deklaroi se kishte përfunduar me sukses një seri sulmesh gjatë natës në disa zona të Ukrainës, duke theksuar se objektivi i sulmeve ishte shkatërrimi i infrastrukturave ushtarake kyçe. Ministria e Mbrojtjes ruse foli për një “sulm masiv” nga toka, ajri dhe deti, i cili synonte industri të prodhimit të paisjeve ajrore, raketore dhe hapësinore, si dhe njësitë që prodhojnë sisteme mekanike dhe blinduese. Po ashtu, sipas njoftimit, u goditën instalacione që prodhojnë karburante për shtytës dhe barut.

“Objektivat e operacionit u arritën. Të gjithë objektivat e parashikuar u shkatërruan”, shkruhej në mesazhin e Moskës.

Lini një Përgjigje