TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Gusht 2025, 22:21

Sulmi në Kiev, Merz: Shanse thuajse zero për një takim Putin-Zelensky

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi në Kiev, Merz: Shanse thuajse zero për një takim

Kancelari gjerman Friedrich Merz u bashkua zërave evropianë që dënojnë ashpër sulmet ajrore ruse që goditën mbrëmë kryeqytetin ukrainas. Në një konferencë shtypi të përbashkët me presidentin francez Emmanuel Macron në Bregançon, Merz deklaroi se pas kësaj eskalimi masiv, duket “qartë” se nuk do të ketë një takim mes presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy, takimi që ishte propozuar pas samitit Trump–Putin në Alaskë rreth dy javë më parë.

Merz shpjegoi se e dënonte sulmin “me termat më të ashpër” dhe e cilësoi goditjen ndaj zyrës së Bashkimit Evropian në Kiev si dëshmi të pandershmërisë dhe dhunës së regjimit rus

Ai vlerësoi gjithashtu se aktet e fundit ruse janë të papranueshme dhe dëmtojnë çdo përpjekje për dialog dhe paqe në rajon.

Sulmi ajror i Rusisë, një nga më të mëdhenjtë që nga fillimi i luftës, vrau të paktën 21 persona, përfshirë katër fëmijë, dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme në më shumë se 20 zona, duke përfshirë ndërtesën e Bashkimit Evropian dhe të British Council në Kiev

Dëmet e shkaktuara nga ky sulm dhe paralajmërimet e Merz theksojnë se çdo shpresë për ripërtëritjen e dialogut mes Putinit dhe Zelenskyt është në rrezik, ndërsa diplomacia po centrizhet gjithnjë e më shumë në kërkimin për sanksione të reja dhe masa të forta për të ndaluar agresionin rus

Lini një Përgjigje