TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Tetor 2023, 17:35

Sulmi në Izrael, e reja rrëfen tmerrin: Terroristët e Hamasit më vranë gjyshen dhe e postuan videon në Facebook

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi në Izrael, e reja rrëfen tmerrin: Terroristët e Hamasit

Nuk kanë fund historitë e tmerrshme që tregojnë martirizimin e qindra civilëve kur anëtarët e Hamasit sulmuan Izraelin të shtunën e kaluar.

Mor Bayder, nuk i mbajti dot lotët kur në një intervistë që dha për kanalin televiziv izraelit Canal 13, ajo filloi të përshkruajë vrasjen e gjyshes së saj nga anëtarët e Hamasit që e transmetonin drejtpërdrejt në Facebook.

“Kur dolëm, tezja ime thirri mamin dhe më tha ‘hap Facebook-un, hap Facebook-un”, shprehet Bayder, e cila nuk mundi t’i mbante lotët teksa kujtonte skenat tronditëse që pa në video, vrasjen e gjyshes së saj.

“Mamaja ime nuk mund ta hapte fare, ajo po dridhej. E hapa nga telefoni dhe pashë gjënë më të keqe që mund të imagjinonit. Gjyshja ime u vra në video në dyshemenë e shtëpisë së saj. E gjithë dyshemeja ishte e mbuluar me gjak. E pashë të shtrirë atje.

Terroristi thjesht ia mori telefonin, e filmoi dhe e ngarkoi në profilin e saj në Facebook. Kështu e morëm vesh. Bërtitëm me gjithë shpirt.

Është gjëja më e tmerrshme që mund të imagjinoni ndonjëherë dhe të kaloni në mendjen tuaj”, tha vajza e shkatërruar, teksa këto imazhe do të mbeten përgjithmonë në mendjen e saj.

izrael hamas rrefim sulm

Lini një Përgjigje