Kryeministri izrealit, Benjamin Netanyahu ka thënë se vendi i tij ka kaluar "një mbrëmje shumë të vështirë" pas sulmeve iraniane në qytetet e Aradit dhe Dimonës.
Dhjetëra njerëz u plagosën në sulmet, të cilat shkaktuan zjarre dhe dëmtuan rëndë ndërtesat.
Kryeministri izraelit tha se kishte folur me udhëheqësit lokalë dhe se ishte "i vendosur të vazhdonte të godiste armiqtë në të gjitha frontet".
Në një përditësim, shërbimi i ambulancës izraelite tha se po trajtonte 64 pacientë në Arad, shtatë prej të cilëve të plagosur rëndë.
Irani sulmoi qytetin izraelit ku ndodhet centrali bërthamor.
Të paktën 40 persona janë plagosur pasi një raketë iraniane goditi qytetin jugor izraelit të Dimonës, ku ndodhet një objekt bërthamor, sipas ushtrisë izraelite.
Sipas televizionit shtetëror iranian, sulmi ndaj Dimonës ishte në hakmarrje për një sulm të së shtunës në centralin bërthamor Natanz, rreth 50 kilometra larg qytetit të Kashanit, për të cilin ushtria izraelite thotë se nuk ishte përgjegjëse.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha se "nuk ka marrë asnjë shenjë dëmtimi në qendrën e kërkimit bërthamor Negev", duke shtuar se "nuk janë zbuluar nivele jonormale rrezatimi".
Irani u përpoq të sulmonte edhe bazën e përbashkët ushtarake britaniko-amerikane Diego Garcia në Ishujt Chagos me dy raketa. Njëra u kap nga një anije luftarake amerikane dhe e dyta dështoi gjatë fluturimit, konfirmuan burime qeveritare të Mbretërisë së Bashkuar.
Sulmi, i nisur nga rreth 2,400 milje larg, shënoi përdorimin e parë të konfirmuar të raketave balistike me rreze të gjatë veprimi nga Teherani.
Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF) dhe ekspertët ushtarakë perëndimorë thanë se kjo tregonte se regjimi tani kishte armë të afta për të goditur kryeqytetet evropiane.
Të shtunën në mbrëmje, IDF tha se sulmi tregoi për herë të parë se Irani kishte armë që mund të arrinin një distancë prej 4,000 km, duke paraqitur një kërcënim të menjëhershëm “për dhjetëra vende në Evropë, Azi dhe Afrikë”.
Lini një Përgjigje