
Prokuroria italiane ka kërkuar burgim të përjetshëm për dy shqiptarët në Itali pasi dyshohen si të përfshirë në vrasjen e arkitektit Roberto Mottura, në vilën e tij në Piossasco.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se në burg janë lënë shqiptarët Emirjan Margjini dhe Mergim Lazri të moshës 32 dhe 26 vjeç, pasi vranë Motturën ndërkohë që ishin futur në shtëpinë e tij për të vjedhur.
Prokurorët Valentina Sellaroli dhe Marco Sanini i kushtuan një pjesë të aktakuzës analizës së qelizave telefonike për të rindërtuar lëvizjet e të pandehurve.
Ata u ndalën edhe te dëshmia e të dashurës së Lazrit në atë kohë, e cila në sallën e gjyqit tregoi sesi burri, më 9 qershor, i kishte thënë asaj “duhet të zbresim përsëri poshtë (në Santa Maria Capua Vetere, në Campania) sepse një gjë e keqe ka ndodhur.
Arkitekti Roberto Mottura u qëllua për vdekje me pistoletë në banesën e tij në Torino, më 9 Qershor 2021. Mottura u vra me një pistoletë të kalibrit 22. Ai u qëllua gjatë një tentative grabitjeje në vilën e tij. Gjithçka ndodhi në sytë e djalit dhe gruas së tij.
Lini një Përgjigje