TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Qershor 2026, 12:40

Tërmeti i dytë në Venezuelë ishte dy herë më i fortë se i pari

Shkruar nga Pamfleti
Tërmeti i dytë në Venezuelë ishte dy herë më i
Venezuela

Sizmologu Adam Pascall shpjegon se dallimi midis magnitudave 7.2 dhe 7.5 është shumë më i madh nga sa duket, për shkak të mënyrës se si funksionon shkalla e magnitudës...

Tërmeti i dytë nga dy lëkundjet e forta sizmike që goditën Venezuelën të mërkurën ishte rreth dy herë më i fuqishëm se i pari, sipas sizmologut Adam Pascall nga Instituti Australian i Kërkimeve Sizmologjike.

Në një deklaratë për CNN, Pascall tha se një tërmet me magnitudë 7.5 mund të mos duket shumë më i madh se një tërmet me magnitudë 7.2, por në praktikë është rreth dy herë më i fuqishëm për shkak të natyrës logaritmike të shkallës së magnitudës.

"Kjo do të thotë se lëkundja e dytë zgjati dukshëm më gjatë", tha ai.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), një tërmet paraprak me magnitudë 7.2 goditi pranë qytetit San Felipe, kryeqyteti i shtetit Yaracuy, pak pas orës 18:04 me orën lokale. Vetëm 39 sekonda më vonë, u regjistrua një tërmet më i fortë me magnitudë 7.5, me epiqendër rreth 23 kilometra në juglindje të qytetit Yumare, po në shtetin Yaracuy.

Sipas raportimeve të CNN, të paktën 32 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se bilanci i viktimave mund të rritet.

 

venezuela sizmiologu termete

Lini një Përgjigje