TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Janar 2026, 09:39

Sulmi amerikan në Venezuelë, Kina thirrje SHBA-së: Lironi menjëherë Maduron dhe gruan e tij 

Shkruar nga Pamfleti
Sulmi amerikan në Venezuelë, Kina thirrje SHBA-së: Lironi
Nicolas Maduro, Xi Jinping dhe Donald Trump

Kina i ka bërë thirrje SHBA-së që të lirojë “menjëherë” presidentin venezuelian Nicolás Maduro dhe gruan e tij, të cilët janë në paraburgim në SHBA pasi u rrëmbyen nga forcat amerikane nga kryeqyteti venezuelian, Karakas.

“Kina i bën thirrje SHBA-së të sigurojë Presidentin Maduro dhe gruas së tij, të lirojë menjëherë Presidentin Maduro dhe gruan e tij, të ndërpresë përpjekjet për të përmbysur regjimin venezuelian dhe të zgjidhë çështjen përmes dialogut dhe negociatave”, thuhet në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Pekinit.

Pekini më parë tha se ishte “thellësisht i tronditur dhe dënon fuqimisht përdorimin e hapur të forcës nga SHBA-të kundër një shteti sovran”. 

Edhe Rusia dhe Irani kanë mbjtur qëndrim kundër SHBA-ve duke dënuar sulmet e së shtunës ndaj Venezuelës.

Ministria e jashtme iraniane në një deklaratë tha se "dënon fuqimisht sulmin ushtarak amerikan ndaj Venezuelës dhe shkeljen flagrante të sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial të vendit".

 

donald trump xi jinping arrestimi i maduro

1 Komente

  1. T
    Tony

    Kina me ata verdhacuket qime presh moe e kruaj bythe me gozhte se te cjerr. Ata Brus Lite tuaj vetem me shpulla i marrin perpara Amerikanet. Ore Cin Cin Cerr nje bythe Vietnami ta tregoi vendin kur i sulmove.

    Lini një Përgjigje