TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Janar 2026, 08:57

"Gëzuar Vitin e Ri"/ I qetë dhe i buzëqeshur, Maduro përshëndet agjentët amerikanë në selinë e DEA

Shkruar nga Pamfleti
"Gëzuar Vitin e Ri"/ I qetë dhe i buzëqeshur,
Nicolas Madura i shoqëruar ng agjentët amerikanë

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka mbërritur të dielën në qytetin e Nju Jorkut, pasi u kap nga forcat amerikane gjatë një operacioni të zhvilluar në bazën e tij ushtarake në Karakas.

Maduro u shoqërua me pranga në duar drejt selisë së Agjencisë Amerikane kundër Drogës (DEA) në Manhattan, ku u dorëzua zyrtarisht autoriteteve federale.

Disa pamje të publikuara në rrjetet sociale e tregojnë liderin venezuelian teksa futet në ambientet e DEA-s i shoqëruar nga dy agjentë.

Në video, Maduro shihet i qetë dhe duke buzëqeshur, ndërsa u drejtohet agjentëve që e shoqëronin me përshëndetjen: “Mirëmbrëma, Gëzuar Vitin e Ri”.

sulmi ne veneuzele arrestimi i maduros

Lini një Përgjigje