Autoritetet në Japoni u kanë kërkuar mbi 1.9 milion banorëve të evakuohen si pasojë e paralajmërimeve për cunami që kanë përfshirë bregdetin lindor të vendit.
Rreth 10,500 persona ndodhen në Hokkaido, ku pamjet nga mediat lokale tregojnë qytetarë të mbledhur në një çati për siguri.
Disa njerëz janë parë gjithashtu në një observator me pamje nga plazhi në Chiba, në jug të Tokios.
Autoritetet japoneze kanë bërë thirrje të vazhdueshme që banorët e zonave bregdetare të zhvendosen drejt vendeve më të larta, për të shmangur rrezikun nga valët e mundshme.
Dhjetëra valë janë vërejtur përgjatë bregdetit të Paqësorit të Japonisë, ndërsa paralajmërimet për evakuim tani përfshijnë një zonë të gjerë nga Hokkaido në veri, deri në prefekturën Wakayama në jug.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë paralajmëroi se valët e cunamit mund të arrijnë deri në 3 metra lartësi.
Kujtojmë që një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.8 ballë të Rihterit goditi Gadishullin Kamchatka në lindje të largët të Rusisë rreth orës 11:25 të mëngjesit sipas kohës lokale të mërkurën, duke shkaktuar paralajmërime për cunami dhe urdhra evakuimi në SHBA dhe Japoni.
Lini një Përgjigje