TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Dhjetor 2025, 15:53

Tërmeti 7.6 ballë shkund Japoninë, jepet alarm për cunami

Shkruar nga Pamfleti
Tërmeti 7.6 ballë shkund Japoninë, jepet alarm për cunami
Paralajmërimet për cunami u shfaqën në televizionin japonez

Lartësia e cunamit mund të arrijë gati 3 metra...

Një tërmet me magnitudë 7.6 ballë të shkallës Rihter goditi brigjet e Japonisë, në një thellësi prej 50 kilometrash.

Sipas transmetuesit publik NHK, disa persona u plagosën në një hotel në qytetin Hachinohe në prefekturën verilindore të Aomorit. Gjithashtu u lëshua një paralajmërim për cunami.

Lartësia e cunamit mund të arrijë gati 3 metra në disa zona të vijës bregdetare, duke përfshirë Iwate, Aomori dhe pjesë të Hokkaidos.

Tërmeti 7.6 ballë shkund Japoninë, jepet alarm për cunami

Deri tani, valët e cunamit duket se janë afruar më shumë me bregun: Shoqata Meteorologjike e Japonisë tha se një cunami prej 40 cm është vërejtur në portet e Mutsu Ogawara në prefekturën Aomori dhe Urakawa në ishullin Hokkaido.

Japonia është një nga vendet më të prirura ndaj tërmeteve në botë, me një dridhje që ndodh të paktën çdo pesë minuta.

Hekurudha Lindore e Japonisë pezulloi disa shërbime në zonë, e cila u godit edhe nga tërmeti masiv me magnitudë 9.0 në mars të vitit 2011.

I vendosur në harkun e vullkaneve dhe llogoreve oqeanike “Unaza e Zjarrit” që rrethojnë pjesërisht pellgun e Paqësorit, vendi përbën rreth 20 përqind të tërmeteve në botë me magnitudë 6.0 ose më të madhe.

Tërmeti 7.6 ballë shkund Japoninë, jepet alarm për cunami

 

Lini një Përgjigje