TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Nëntor 2024, 07:45

Hapet një tjetër front lufte? Zyrtari i sigurisë kibernetike amerikane ngre alarmin: Kina po përgatitet për konflikt me SHBA!

Shkruar nga Pamfleti

Hapet një tjetër front lufte? Zyrtari i sigurisë kibernetike

Zyrtarët kanë paralajmëruar se hakerët e lidhur me Kinën kanë komprometuar rrjetet e teknolgjisë së informacionit dhe kanë ndërmarrë hapa për të kryer sulme kibernetike në rast të një konflikti.

Hakerët kinezë po pozicionohen në rrjetet kritike të infrastrukturës kibernetike të Shteteve të Bashkuara për një përplasje të mundshme me Uashingtonin, paralajmëroi një zyrtar i lartë amerikan i sigurisë kibernetike, shkruajnë mediat e huaja

Morgan Adamski, drejtor ekzekutiv i Komandës Kibernetike të Shteteve të Bashkuara, tha se operacionet kibernetike të lidhura me Kinën synojnë të fitojnë një avantazh në rast të një konflikti të madh me Amerikën.

Zyrtarët kanë paralajmëruar se hakerët e lidhur me Kinën kanë komprometuar rrjetet e teknolgjisë së informacionit dhe kanë ndërmarrë hapa për të kryer sulme kibernetike në rast të një konflikti.

Aktivitetet e tyre përfshijnë sigurimin e qasjes në rrjetet kryesore për të mundësuar ndërprerje të mundshme si manipulim të sistemeve të ngrohjes, ventilimit dhe ajrit të kondicionuar në dhomat e serverëve dhe ndërprerjen e furnizimeve të energjisë dhe ujit, thanë zyrtarët amerikanë në fillim të këtij viti.

Pekini ka mohuar vazhdimisht angazhimin në operacionet kibernetike që kanë në shënjestër infrastrukturën amerikane. Ambasada kineze në Uashington nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Adamski po u fliste studiuesve në konferencën e sigurisë “Cyberwarcon” në Arlington të Virxhinias.

Të enjten, senatori amerikan Mark Warner i tha gazetës Washington Post se ndërhyrjet kibernetike të Kinës në kompanitë amerikane të telekomunikacionit janë nga më të rëndat për këtë sektor të Shteteve të Bashkuara.

Operacioni i spiunazhit kibernetik, i quajtur “Salt Typhoon”, ka përfshirë vjedhjen e të dhënave, ndërhyrjen në infrastrukturën e dy fushatave presidenciale në Shtetet e Bashkuara përpara zgjedhjeve të 5 nëntorit dhe ndërhyrjet në kompanitë e telekomunikacionit, që punojnë me forcat amerikane të zbatimit të ligjit, thanë zyrtarë të FBI-së.

FBI-ja dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike po ofrojnë asistencë teknike dhe informacion për objektivat e mundshëm, thuhet në njoftimin e fundit të FBI-së lidhur më këtë çështje.

Më herët, RBC-Ukraine raportoi se hakerët kinezë kishin shkelur sistemin e Verizon. Sulmet e tyre kishin në shënjestër telefonat e njerëzve të Harris. 

 

Lini një Përgjigje