TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Shtator 2023, 12:13

Hakmerret Ukraina, sulmon me dron “selinë e luftës” së Putin (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Hakmerret Ukraina, sulmon me dron “selinë e luftës”
Putin

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në Rostov-on-Don, që mendohet të jetë shkaktuar nga një dron kamikaz i lëshuar nga Ukraina i cili kishte si objektiv zyrat e shtabit të ushtrisë ruse, që ishin vizituar më herët dhe nga presidenti Putin.

Momenti i shpërthimit është regjistruar nga kamerat e sigurisë që tregojnë një kërpudhë të madhe zjarri e tymi që u shkaktua pas përplasjes së dronit.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati të lënduar, teksa u dëmtuan disa pallate dhe shumë makina të parkuara.

Zyrat e shtabit të ushtrisë në Rostov-on-Don janë vizituar disa herë që nga nisja e luftës nga presidenti Putin, ndërkohë që ishte pikërisht nga ky vend ku ish-lideri i Wagner, Prigozhin nisi marshimin e tij drejt Moskës.

Rezidentët shprehen të shokuar nga ngjarja e mesnatës, e cila sipas tyre ndërpreu energjinë në 20 blloqe pallatesh. Ndërkohë që autoritetet kanë vendosur gjendjen e emergjencës në qendër të qytetit dhe kanë shtuar masat e sigurisë.

putin hakmerret ukraina

Lini një Përgjigje