TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Shtator 2023, 11:39

Përmbytjet në Greqi, nëna tenton të shpëtojë fëmijën me kamerdare (video)

Shkruar nga Pamfleti

Përmbytjet në Greqi, nëna tenton të shpëtojë

Situata nga moti i keq në Greqi vazhdon të jetë kritike. Shumë banorë janë evakuuar nga banesat e tyre.

Në një video të bërë në fshatin Metamorfosi, shihet një nënë që tenton të shpëtojë fëmijën e vet, duke përdorur një kamerdare. Kjo pamje është vërtet dramatike, ku nëna shihet gati e mbuluar me ujë.

Përmbytjet kanë bërë që niveli i ujit të jetë mbi një metër dhe kjo gjë ka krijuar vështirësi në përpjekjen e zjarrfikësve për të shpëtuar të bllokuarit.

Kështu, për momentin, mjeti i vetëm me të cilin kryhet operacioni i shpëtimit janë gomonet e zjarrfikësve të përdorura nga gjashtë ekipe të EMAK-ut, ndërsa në zonë po transportohen edhe pesë gomone të ushtrisë.

Sipas informacioneve, ujërat kanë mbuluar gjithçka në të gjitha fshatrat në Palamasit, Metamorfosi, Vlohos, Petrino, Itea, Kalyvakia, Psathochori.

 

greqi permbytje femije

Lini një Përgjigje