TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Dhjetor 2023, 21:50

Gruaja e Netanyahut i dërgon letër Papa Françeskut: Na ndihmoni të lirojmë pengjet e mbajtur nga Hamasi!

Shkruar nga Pamfleti

Gruaja e Netanyahut i dërgon letër Papa Françeskut: Na ndihmoni

Sara Netanyahu, gruaja e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i dërgoi një letër Papa Françeskut të shtunën duke kërkuar ndihmën e tij për lirimin e pengjeve izraelitë të mbajtur nga Hamasi në Gaza.

Ajo i kërkoi Papa Françeskut që t'i bëjë thirrje Kryqit të Kuq që të vizitojë pengjet në Gaza dhe t'u dërgojë ilaçe.

“Shenjtëria juaj, ju kërkova ndërhyrjen tuaj personale në këtë çështje. Ju lutemi përdorni ndikimin tuaj për të kërkuar lirimin e pakushtëzuar të të gjithë pengjeve pa vonesë. Ndërhyrja juaj mund të anojë ekuilibrin dhe të shpëtojë jetë të çmuara”, thuhej në letër. 

Ajo gjithashtu u dërgoi letra grave të 33 liderëve botërorë si pjesë e "përpjekjeve diplomatike" për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza që nga 7 tetori.  

Letra iu dërguan zonjës së parë amerikane Jill Biden dhe grave të liderëve të Britanisë së Madhe dhe Francës, sipas një deklarate nga zyra e Sara Netanyahu.

izraeli gruaja netanyahut

Lini një Përgjigje