TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Dhjetor 2023, 21:40

Gjyqi ndaj Trump për kryengritjen në Capitol Hill, reagon Biden: Asnjë ish-president nuk duhet të ketë imunitet nga drejtësia!

Shkruar nga Pamfleti

Gjyqi ndaj Trump për kryengritjen në Capitol Hill, reagon Biden:

Presidenti i amerikan, Joe Biden është shprehur se asnjë ish-president nuk duhet të jetë i imunizuar nga ndjekja penale, duke ju referua kështu rastit të kundërshtarit të tij të mundhsëm në zgjedhjet e 2024, Donald Trump.

Komenti i tij erdhi pasi Gjykata e Lartë refuzoi të trajtonte një çështje që do të gjykonte nëse ish-presidenti Donald Trump mund të gjykohej për nxitjen e trazirave të Capitol Hill të vitit 2021.

I pyetur nga një gazetar nëse “ndonjë president” duhet të mbrohet nga akuzat penale, Biden u përgjigj të shtunën se “kjo nuk mund të ndodhë për asnjë”.

Kujtojmë se një ditë më parë, Gjykata e Lartë e SHBA-së hodhi poshtë një peticion të prokurorit Jack Smith për të shpejtuar vendimin nëse Trump duhet të gjykohej për një fjalim që ai mbajti para mbështetësve të tij përpara trazirave të 6 janarit 2021 në Capitol Hill.

Komentet e Biden lidhur me çështjen të çojnë në dy drejtime; së pari, zbatimi i ligjit njëjtë për të gjithë dhe së dyti, frika se një përballje me Trump do t’i sillte atij një disfatë në zgjedhjet e 2024!

biden trump

Lini një Përgjigje