
Një analist rus ka paralajmëruar fund tragjik për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Sipas tij, ai “di shumë” për t’u lejuar dhe nuk mund të lihet i lirë nga Perëndimi.
Deklarata u bë nga Vasily Dandykin, një aleat i Vladmir Putinit. Sipas tij, Zelensky ka dështuar dhe ish-shokët e tij perëndimorë që e kanë mbështetur atë në luftën Rusi-Ukrainë do të gjejnë së shpejti një mënyrë që të merren me të.
"Ai tashmë e ka bërë punën e tij. Ai nuk e përballoi plotësisht rolin që i caktuan aleatët perëndimorë. Kundërofensiva dështoi, ashtu si edhe mobilizimi”, tha ai.
Pavarësisht nga fakti se Zelenskyy konsiderohet gjerësisht si një hero në Ukrainë dhe nga aleatët e tij perëndimorë, Dandykin tha se pë rtë është gjetur zëvendësuesi.
“Ai mund të zëvendësohet nga [shefi i shërbimeve të armatosura] Zaluzhny ose nga [ish-presidenti Petro] Poroshenko, i cili tani papritmas filloi të ngrejë kokën dhe të bëjë deklarata”, tha ai.
Lini një Përgjigje