Zjarret që kanë shpërthyer në Akaia, Prevezë, Kios dhe Kefalonia të Greqisë, po djegin zona pyjore e shtëpi, duke kërcënuar jetën e njerëzve dhe të kafshëve.
Disa banorë luftojnë për të shpëtuar pronat, disa janë evakuuar, ndërsa disa të tjerë, përfshirë vullnetarë dhe zjarrfikësit po përpiqen mes tymit e flakëve të shpëtojnë kafshët e mbetura të izoluara.
Banorët kanë shpëtuar bagëtitë e çdo gjë të gjallë duke i marrë në krah për t’i larguar nga zjarret. Fotot nga Akaia kanë bërë xhiron e botës.
48 orët e fundit kanë qenë një makth për Greqinë. Në Akaia kishte vatra të shumta zjarresh të shpërndara nëpër territor.
Sipas mediave greke, aktualisht situata aty është nën kontroll.



Lini një Përgjigje