TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Janar 2025, 20:15

Pornografi me të mitur, arrestohet koloneli i ushtrisë greke

Shkruar nga Pamfleti

Pornografi me të mitur, arrestohet koloneli i ushtrisë greke

Prokuroria e Krimit Elektronik procedoi në arrestimin e një koloneli 55-vjeçar, i cili posedonte mijëra dosje pornografike për fëmijë.

Sipas informacioneve ekskluzive të MEGA-s, mes dosjeve ka video dhe foto të fëmijëve, madje edhe nën 10 vjeç.

Prokuroria e Krimit Elektronik kishte të dhëna për aktivitetin e 55-vjeçarit dhe në bashkëpunim me shërbimet e huaja e vunë në gjurmët e tij.

Deri më tani ai akuzohet për posedim të pornografisë për fëmijë dhe pritet të kalojë në Gjykatën Ushtarake.

 

Lini një Përgjigje