
Tulip Siddiq, mbesa e ish-kryeministres së Bangladeshit Sheikh Hasina dha dorëheqjen si Sekretare e Thesarit të Mbretërisë së Bashkuar, të martën mes akuzave për lidhje me financat e Bangladeshit, raportoi The New York Times.
Siddiq, e cila mbante postin për shërbimet financiare dhe luftën ndaj korrupsionit, u përball me një kontroll në rritje mbi lidhjet e saj me tezen e saj, e cila u rrëzua nga posti i kryeministres të Bangladeshit vitin e kaluar.
Megjithatë, ajo i ka hedhur poshtë akuzat si të motivuara politikisht dhe pohon se nuk ka bërë asgjë të keqe.
Si sekretare ekonomike e Thesarit – një rol që ajo mori kur Laburistët erdhën në pushtet në korrikun e vitit të kaluar – Siddiq u ngarkua me trajtimin e korrupsionit në tregjet financiare, duke përfshirë luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të paligjshëm.
Pas dorëheqjes së Siddiq, kryeministri britanik Keir Starmer emëroi Emma Reynolds si Sekretare Ekonomike të Thesarit, tha agjencia e lajmeve Reuters .
Reynolds, 47 vjeçe, u zgjodh në detyrë gjatë zgjedhjeve kombëtare të vitit 2024, ku Partia Laburiste rifitoi pushtetin pas 14 vitesh në opozitë. Ajo aktualisht përfaqëson zonën elektorale të Wycombe në Anglinë jugore dhe më parë ka shërbyer si ligjvënëse për një vend tjetër në Anglinë qendrore midis 2010 dhe 2019.
Lini një Përgjigje