TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Janar 2025, 15:09

Ndodh një herë në 160 mijë vjet/ Mos humbisni të shihni kometën e shndritshme

Shkruar nga Pamfleti

Ndodh një herë në 160 mijë vjet/ Mos humbisni të shihni

Një kometë e ndritshme do të jetë e dukshme në qiejt anembanë globit për herë të parë në 160,000 vjet.

Kometa do të jetë gjithashtu në pikën e saj më të afërt me Tokën dhe mund të bëhet më e ndritshmja e vitit.

Asnjë tjetër pas saj nuk mund të jetë e dukshme me sy të lirë gjatë 2025.

Ekspertët besojnë se kometa, e cila mund të shkëlqejë po aq sa planeti Venus, mund të duket më së miri në hemisferën jugore të tokës.

Njerëzit duhet të shikojnë drejt horizontit lindor përpara lindjes së diellit, dhe horizontin perëndimor pas perëndimit për ta parë.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se shikimi gjatë ditës mund të jetë i rrezikshëm jo për shkak të kometës por është shkëlqimi i Diellit ai që mund të shkaktojë dëmtime të rënda të retinës.

Ndërkohë, astronomët kanë ndjekur rrugën e kometës. Astronauti i NASA-s, Don Pettit, ndau këtë fotografi në mediat sociale të kometës të marrë nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës.

Ndodh një herë në 160 mijë vjet/ Mos humbisni të shihni

kometa

Lini një Përgjigje